Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar, ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 182 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka pezulluar 17 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda.
Gjatë kësaj periudhe, në rajon janë regjistruar gjithsej 25 aksidente, njofton Klankosova.tv.
Nga këto, 7 aksidente kanë përfunduar me lëndime, ku 13 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 18 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuar për të parandaluar aksidentet dhe ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, duke i ftuar ata të respektojnë rregullat e trafikut.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


