Mungesa e furnizimeve mjekësore po vështirëson reagimin ndaj tërmetit shkatërrues që goditi Mianmarin të premten, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportimeve, tërmeti me magnitudë 7.7 ka shkaktuar mbi 1,600 viktima, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit po vazhdojnë. Lëkundjet e fuqishme janë ndier edhe në vendet fqinje, përfshirë Tajlandën.
Në Bangkok, autoritetet kanë gjetur trupin e 12-të nën rrënojat e një ndërtese të shembur, ndërsa në qytetin Mandalay të Mianmarit, një grua është shpëtuar gjallë pas 30 orësh e bllokuar në rrënoja.
Ndërkohë, për shkak të situatës së rëndë, Qeveria e Unitetit Kombëtar – e cila ndodhet në mërgim për shkak të juntës ushtarake – ka shpallur një pauzë dyjavore në operacionet ushtarake sulmuese në zonat e prekura nga tërmeti.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


