Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeMbi 1.500 gjoba trafiku brenda 24 orëve – Policia apelon për kujdes...

Mbi 1.500 gjoba trafiku brenda 24 orëve – Policia apelon për kujdes në rrugë

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafik, duke shqiptuar gjithsej 1561 gjoba për kundërvajtësit brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 30 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 20 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të masave të ndërmarra janë arrestuar 14 persona, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Autoritetet policore kanë theksuar se kontrollet në rrugë do të vazhdojnë me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve, duke u bërë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e trafikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT