Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajme“Mbështetja jonë vazhdon” – BE-ja s’e komenton nismën e PDK-së për ndryshimin...

“Mbështetja jonë vazhdon” – BE-ja s’e komenton nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nuk komenton nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa ka ritheksuar mbështetjen për Gjykatën Speciale dhe punën e institucioneve të saj.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, në një konferencë për media, ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se ato dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë institucione të pavarura të drejtësisë, të themeluara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

“Puna e tyre është e rëndësishme për të siguruar llogaridhënie, për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës. Dhe, siç kam theksuar edhe më parë këtu, personat e dënuar me aktgjykimin e shkallës së parë, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë”, ka thënë ai.

Wigand ka theksuar se mbështetja e BE-së për Dhomat e Specializuara do të vazhdojë, ndërsa ka përmendur edhe procesin e apelimit ndaj aktgjykimeve të shkallës së parë.

“Aktgjykimi do të shqyrtohet nga gjyqtarë të pavarur të apelit, në një panel të veçantë të apelit të Dhomave të Specializuara. Por, mbështetja jonë për dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”.

Deklarata e zëdhënësit të BE-së vjen pasi PDK-ja, të martën, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT