Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeMatura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës

Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjatur afatin për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të përfshihen në proces.

“Me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e MASh-it transmeton Klankosova.tv.

Kjo ministri thekson se aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00.

Rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar

Deri tani, për Provimin e Maturës Shtetërore kanë aplikuar 4,650 nxënës.

Megjithatë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, MASh vlerëson se rreth 1,000 nxënës të cilët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar.

“Zgjatja e afatit konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit”, thekson ministria.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT