Rezultatet e provimit të Matematikës në kuadër të Maturës Shtetërore 2026 në Shqipëri tregojnë një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, provimit iu nënshtruan 25,051 maturantë, nga të cilët 97.43% arritën të kalojnë testin. Nota mesatare e këtij viti është 6.74.
Statistikat tregojnë se 241 maturantë u vlerësuan me notën maksimale 10.00, ndërsa 645 nxënës morën notën 4.00 dhe nuk arritën të kalojnë provimin.
Në krahasim me vitin 2025, vihet re një rritje e rezultateve pozitive, ku numri i notave maksimale është më i lartë, ndërsa numri i nxënësve ngelës ka shënuar rënie të lehtë. Po ashtu, nota mesatare dhe përqindja e kalueshmërisë janë përmirësuar krahasuar me një vit më parë.
Autoritetet arsimore e vlerësojnë këtë trend si një sinjal pozitiv për përgatitjen e maturantëve dhe ecurinë e procesit mësimor në nivel kombëtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


