Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeMartinez largohet nga Aston Villa, nënshkruan me Chelsean

Martinez largohet nga Aston Villa, nënshkruan me Chelsean

Emiliano Martinez ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Chelsea, duke u transferuar nga Aston Villa.

Portieri argjentinas ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Blutë” dhe pritet të jetë përforcimi kryesor në portën e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso.

Në Londër, Martinez do të bashkohet me bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Argjentinës, Enzo Fernandez.

I njohur me nofkën “Dibu”, Martinez largohet nga Aston Villa pas 256 paraqitjeve. Ai e mbylli aventurën si një nga figurat kryesore të klubit, me të cilin fitoi edhe Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT