Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajme“Marshi për Drejtësi” në Gjenevë, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve...

“Marshi për Drejtësi” në Gjenevë, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, sot në Gjenevë u mbajt “Marshi për Drejtësi”, një aktivitet paqësor para selisë së Kombeve të Bashkuara, ku u përkujtuan viktimat e luftërave dhe u kërkua drejtësi për familjet që ende presin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

Në marshim morën pjesë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe përfaqësues të komuniteteve të prekura nga luftërat dhe konfliktet në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Ukrainë, Palestinë, Kili, Argjentinë dhe vende të tjera.

Pjesëmarrësit kërkuan angazhim më të madh ndërkombëtar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë.

“1,579 rastet e mbetura të Kosovës janë pjesë e një tabloje shumë më të madhe globale”, deklaroi Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit – EURASIA, për LeCanton27.ch.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Gjenevës, ndër ta Andin Hoti, ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Dilara Bayrak, kryetare e Parlamentit të Republikës së Gjenevës, Christina Kitsos, kryetare e Qytetit të Gjenevës, Atdhe Hetemi, drejtor i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, si dhe ish-kryetari i Gjenevës, Rémy Pagani.

Në marshim u përcollën mesazhe solidariteti edhe nga përfaqësues të komuniteteve të prekura nga konfliktet në vende të ndryshme të botës.

Aktiviteti u shndërrua në një hapësirë të përbashkët kujtese dhe solidariteti, duke bashkuar familjet e personave të zhdukur nga Kosova me ato të vendeve të tjera që prej vitesh kërkojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe veprimtarë dhe aktivistë shqiptarë në Zvicër, përfshirë Bardhyl Mahmutin, Ramadan Avdiun, Kushtrim Garën, Shafake Ramadanin dhe Merita Ajdinin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT