Atlético Madrid ka formalizuar interesimin për sulmuesin kanadez të Juventus FC, Jonathan David, duke paraqitur ofertë zyrtare për transferimin e tij.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Atletico ka propozuar një huazim fillestar me opsion blerjeje, ndërsa klubet po diskutojnë detajet financiare të marrëveshjes së mundshme për transferimin përfundimtar.
David iu bashkua Juventusit verën e kaluar si lojtar i lirë, por nuk ka arritur të gjejë ritmin e pritur në Serie A. Sulmuesi kanadez po has vështirësi edhe për t’u përshtatur me sistemin e trajnerit Luciano Spalletti.
Interesimi i Atletico Madrid vjen në momentin kur skuadra e Diego Simeones po përballet me pasiguri në repartin ofensiv. Julian Alvarez është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, çka ka bërë që madrilenët të kërkojnë alternativa për sulmin.
Juventusi është i gatshëm të shqyrtojë largimin e Davidit, por nuk dëshiron të mbetet pa një zëvendësues në sulm. Drejtuesit e klubit, të udhëhequr nga drejtori sportiv Frederic Massara, pritet të japin dritën jeshile vetëm pasi të sigurojnë një sulmues tjetër.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë në marrëveshje është paga e lartë e Davidit. Largimi i tij do t’i lejonte Juventusit të lironte hapësirë në buxhet për investime të tjera.
Me mbylljen e afatit kalimtar shumë pranë, negociatat mes dy klubeve pritet të zhvillohen me ritëm të shpejtë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


