Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeVon der Leyen për ndryshimin e Ligjit për Specialen: I takon Kosovës...

Von der Leyen për ndryshimin e Ligjit për Specialen: I takon Kosovës të vendosë, por gjyqësori duhet të jetë i pavarur

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se i takon Kosovës të vendosë nëse do të ndryshojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, por ka theksuar se në çdo rast duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit.

Von der Leyen i bëri këto deklarata në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, duke folur për nismën për ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara.

“Ndryshimi i përket Kosovës të vendosë. Me rëndësi të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe, në këtë kuadër të pavarësisë, i përket Kosovës të vendosë se çfarë të bëjë ose jo. Është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, ka deklaruar von der Leyen në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.

Deklarata e saj vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Nisma parasheh ndryshime në kuadrin ligjor që përcakton mandatin dhe funksionimin e këtij institucioni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT