Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeMarc Bernal mbyll derën për largimin: Synimi im është të ndërtoj karrierën...

Marc Bernal mbyll derën për largimin: Synimi im është të ndërtoj karrierën te Barcelona

Mesfushori i ri i Barcelonës, Marc Bernal, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një transferim te Manchester City, duke theksuar se e ardhmja e tij është te klubi katalanas.

19-vjeçari deklaroi se aktualisht është i përqendruar vetëm te përgatitjet për sezonin e ri dhe nuk po merret me zërat e merkatos.

Bernal bëri të ditur se dëshira e tij është të vazhdojë karrierën me Barcelonën për shumë vite, ndërsa çështjet që lidhen me kontratën ia ka lënë në dorë agjentit të tij.

Talenti spanjoll u shpreh gjithashtu i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi në skuadër dhe beson se mund të luftojë për një vend në formacionin titullar gjatë sezonit të ardhshëm.

Barcelona e konsideron Bernalin një nga talentet më premtues të akademisë “La Masia”, duke e parë si pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë të klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT