Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeMandatimi për Qeverinë e re, Kurti shkon të takohet me Haxhiun

Mandatimi për Qeverinë e re, Kurti shkon të takohet me Haxhiun

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Presidencë, ku pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Para gazetarëve, Kurti tha se është ftuar në takim nga Haxhiu, e cila njëherësh ushtron detyrën e Presidentes dhe është kryetare e Kuvendit.

“Më ka ftuar në takim kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe aty po shkoj tani”, tha Kurti.

Takimi zhvillohet pasi Lëvizja Vetëvendosje i ka dorëzuar Haxhiut propozimin për mandatimin e Kurtit për formimin e Qeverisë së re.

Propozimi është bërë menjëherë pasi Haxhiu e shpalli Kuvendin të konstituuar, pavarësisht se nuk është zgjedhur ende nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT