Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeI la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt,...

I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mesazhi”, pas kallëzimit të një shtetasi se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec pranë Vorës, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve.

Sipas policisë, përmes letrës kërkohej që viktima të jepte shumën prej 300 mijë eurosh, ndërsa në kuadër të hetimeve u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Policia bëri të ditur se autor i kërcënimit dyshohet të jetë A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT