Manchester City është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të mesfushorit të Lille, Ayyoub Bouaddi, pas largimit të Rodrit drejt Barcelonës, raporton Fabrizio Romano.
Klubi anglez tashmë ka gjetur gjuhën e përbashkët me talentin francez sa i përket kushteve personale. Fillimisht ishte raportuar se 19-vjeçari mund të transferohej në vitin 2027, por tashmë plani ka ndryshuar dhe Bouaddi pritet të kalojë te City që gjatë kësaj vere.
Hapi i radhës për kampionët anglezë është arritja e marrëveshjes me Lille për shumën e transferimit. Sipas Romanos, bisedimet mes dy klubeve pritet të përshpejtohen dhe marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt.
Gazetari italian ka bërë të ditur se marrëveshja personale me Bouaddin është tashmë në fuqi, ndërsa City duhet vetëm të mbyllë detajet e fundit me klubin francez.
Lille, ndërkohë, raportohet se kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit të ri. Nëse palët arrijnë marrëveshje, Manchester City mund ta paguajë këtë shumë menjëherë.
Transferimi i Bouaddit do të ishte një lëvizje e rëndësishme për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila po përgatitet për një ndryshim të madh në mesfushë pas kalimit të Rodrit te Barcelona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


