Manchester City ka bërë një tjetër lëvizje të madhe në merkato, duke siguruar transferimin e talentit maroken Ayoub Bouaddi nga Lille për një shumë që raportohet të jetë rreth 100 milionë euro.
Mesfushori i ri shihet si një nga investimet kryesore të klubit anglez për të ardhmen dhe si një nga kandidatët për të marrë rolin që kishte Rodri në mesfushë.
Bouaddi pritet të mungojë në ndeshjen e Lille ndaj Angersit, pasi do të udhëtojë drejt Anglisë për të përfunduar procedurat e transferimit dhe formalitetet e kontratës.
Talenti maroken ka tërhequr vëmendje të madhe edhe me paraqitjet e tij me kombëtaren e Marokut.
Ai ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës marokene në Kampionatin Botëror, ku ndihmoi vendin e tij të arrinte deri në çerekfinale.
Transferimi i Bouaddit pritet të jetë një tjetër investim i madh i Manchester Cityt në rindërtimin e mesfushës dhe në përgatitjen e skuadrës për sezonet e ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


