Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeE dhimbshme: Nesër varroset polici Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas...

E dhimbshme: Nesër varroset polici Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas aksidentit në krye të detyrës

Familja Kryeziu ka njoftuar se ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Altin Kryeziu do të mbahet nesër, më 24 gusht 2026, në fshatin Bubavec.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Bubavec.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm”, thuhet në njoftim.

Familja Kryeziu e ka përmbyllur njoftimin me fjalët: “U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”.

Altin Kryeziu ndërroi jetë pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar në një aksident gjatë kryerjes së detyrës si zyrtar policor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT