Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportMainz fiton si mysafir i Gladbach dhe ngjitet në vendin e tretë...

Mainz fiton si mysafir i Gladbach dhe ngjitet në vendin e tretë në Bundesliga

Xhiro e 25-të e kampionatit kryesor të Gjermanisë në futboll, nisi sonte me ndeshjen ndërmjet Borussia Mönchengladbach dhe Maniz.

Mysafirët arritën që nga “Borussia-Park” të dalin me pikët e plota, njofton Klankosova.tv.

Paul Nebel e hapi serinë e golave në këtë takim, kur në minutën e 39-të i dha epërsinë ekipit të tij, për të shkuar në pushim me rezultatin 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Dominik Kohr e dyfishoi avantazhin.

Vendasit arritën që ta rihapnnin këtë duel, kur Stefan Lainer në minutën e 73-të, ngushtoi shifrat në 1-2.

Megjithatë, vulën e fituesit e dha Nadiem Amiri, vetëm katër minuta më vonë, duke e vendosur rezultatin përfundimtar 1-3, raporton Klankosova.tv.

Pas këtij triumfi, me 44 pikë të grumbulluara, Mainz është ngritur në vendin e tretë në tabelë, duke hedhur ‘kandidaturën’ për një vend që edicionin e ardhshëm dërgon në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Gladbach mbetet në kuotën e 37 pikëve, duke u pozicionuar e teta.

Kampionatin elitar të Gjermanisë, mund ta ndiqni në kanalet sportive, edhe brenda platformës Art Motion!

The post Mainz fiton si mysafir i Gladbach dhe ngjitet në vendin e tretë në Bundesliga appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT