Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMagyar dhe Rutte flasin për angazhimin hungarez në KFOR

Magyar dhe Rutte flasin për angazhimin hungarez në KFOR

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, të enjten ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku përpos tjerash, ka folur edhe për angazhimin e vendit të tij në misionin e Aleancës në Kosovë, KFOR.

Përmes një postimi në Facebook, Magyar tha se vendi i tij do të rikthehet si partner i besueshëm i aleancës më të fuqishme ushtarake dhe mbrojtëse në botë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, ai tha se bashkë me sekretarin Rutte janë pajtuar që “ushtarët hungarezë po i kryejnë detyrat e tyre mirë brenda misionit paqeruajtës së NATO-s në Kosovë”, raporton “United24Media“.

“Për momentin, bashkëpunimi mes Budapestit dhe NATO-s mbetet i kufizuar në pjesëmarrjen e misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë”, shkroi kryeministri hungarez.

Për më tepër, ai tha se Rutten e ka informuar edhe me vendimin e vendit të tij për të mos dërguar as armatim e as pajisje luftarake në luftën Rusi-Ukrainë. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT