Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Në një postim në rrjetin social “X”, Macron e ka cilësuar incidentin si të papranueshëm, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.
Ai gjithashtu i ka shprehur mbështetje të plotë presidentit Trump pas ngjarjes.
“Sulmi i armatosur që shënjestroi Presidentin e Shteteve të Bashkuara është i papranueshëm. Dhuna nuk ka vend në një demokraci. I shpreh mbështetjen time të plotë Donald Trump”, ka shkruar Macron.
Sulmi në darkën e organizuar për gazetarët ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, ndërsa hetimet në SHBA janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


