Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeLVV ka vjedhur vota? Haradinaj ngre dyshime (VIDEO)

LVV ka vjedhur vota? Haradinaj ngre dyshime (VIDEO)

Ish-kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka ngritur dyshime se është dëmtuar procesi zgjedhor nga partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.

Haradinaj në intervistën për Rubikon ka thënë se LVV-ja ka ndërhyrë në këtë proces në mënyra të ndryshme.

“Me inxhiniering e morën edhe një mandat, është dëmtuar procesi, është kontaminuar procesi zgjedhorë, ka pasur  ndërhyrje  në mënyra të ndryshme. Kush i organizon zgjedhjet, partia në pushtet, përgjegjësia bie mbi ata që i organizojnë zgjedhjet”.

“A është ligjore për votat në ambasadë në 80%, e votat me postë 50%, votat që i ka administruar pushteti 30% më shumë, vetëm ky element ka shumë domethënie. A është ligjore me shku me i marrë ambasadori votat ashtu, e me kombi me targa të Shqipërisë e me u ndal nëpër motele. Ka shumë shkelje në proces, si ja nisshin me i qitë rezultatet sa herë u bike sistemi”, tha Haradinaj.

Për më tepër, ai tha se ndërhyrja në rezultat nga LVV-ja ka ardhur pasi që ky subjekt politik nuk mori nga qytetarët 500 mijë vota sa i kishte kërkuar gjatë fushatës.

“Kur e panë që nuk e kanë rezultatin që e kanë pritë 500 mijë vota, atëherë e dëmtuan edhe vlerën me të mirë që e kemi krijuar na me zgjedhjet e mira e të rregullta, fer, të lira është ditë rezultati.  900 mijë vota me u 33 ditë mos me mujt me u administru është e dhimbshme. Hera e parë në historinë tonën si demokraci që ka kaq shumë ndërhyrje”, tha më tej Haradinaj.

The post LVV ka vjedhur vota? Haradinaj ngre dyshime (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT