Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka kritikuar ashpër qeverisjen në detyrë, duke e cilësuar krizën e udhëheqjes si problemin më të madh me të cilin po përballet vendi.
Lushtaku në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se pushteti nuk ka treguar vullnet për zgjedhjen e presidentit dhe, sipas tij, ka keqpërdorur besimin e qytetarëve të dhënë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“E pamë që nuk dëshiroi që të ketë zgjedhje të presidentit, por ishte për të zhvatur edhe besimin e këtyre qytetarëve që i dhanë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe fatkeqësisht jemi ku jemi, jeni në zgjedhje”, tha ai.
Ai theksoi se përveç sfidave në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, vendi po përballet me një krizë të thellë të udhëheqjes dhe shtoi se në kohë fushate po mbjellet shumë urrejtje.
“Po u tregojmë se kriza, pavarësisht sa është e madhe në ekonomi të vendit, në arsim, në shëndetësi, kriza më e madhe është pikërisht në udhëheqjen e vendit apo në qeverinë e vendit dhe me mendësinë e udhëheqjes që ata kanë, sidomos në kohën e fushatës që fatkeqësisht po mbjellin edhe më shumë urrejtje në popull”, deklaroi Lushtaku./Klankosova.tv


