Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmeLuftoi me traumën dhe kancerin, por vdiq pa e gëzuar njohjen nga...

Luftoi me traumën dhe kancerin, por vdiq pa e gëzuar njohjen nga shteti (VIDEO)

Trauma e papërpunuar dhe dhimbja shpirtërore bënë që Shehrije Balaj të zhvillojë probleme të shumta shëndetësore me kalimin e viteve.

Ajo që kishte përjetuar gjatë luftës nuk mbeti vetëm si kujtim emocional, por u shndërrua edhe në pasoja fizike që e shoqëruan gjatë gjithë jetës së saj.

“O kanë e smutë”, rrëfen Haxhiu, “ me 100 sëmundje, me sheqer, e tension e me krejt. E ka pasë sëmundjen e rëndë të lukthit, sëmundje e rëndë thojshin, rakin, i raftë gurit e drunit. E qojshin në spital .Pyetje: Ka pasë kancer? Po, kancer. Në lukth, i kanë thanë mjekët”.

Në një gjendje shumë të rënduar ekonomike, emocionale dhe shëndetësore, Shehrije Balaj iu drejtua institucioneve me shpresën se do të gjente mbështetje dhe ndihmë.

Pas viteve të tëra të vuajtjes, ajo kërkoi që t’i zgjatej dora e ndihmës, në një përpjekje për të përballuar pasojat e rënda që i kishte lënë lufta dhe jeta pas saj.

“Pyetje: A keni shku me lyp pension për nënën? Kur o kanë nana gjallë o kanë nja 3 herë, o kanë atje në Prishtinë e në Pejë e.

Pyetje: Çka ka lypë nëna?

Ka lypë e ngrata pension, mos po ja lidhin”, rrëfen hashi Balaj.

Shehrije Balaj ndërroi jetë më 20 korrik 2018.

Në fund të jetës së saj, ajo po përballej me vështirësi të mëdha shëndetësore, ekonomike dhe emocionale. Vitet e traumës, sëmundjeve dhe varfërisë kishin lënë gjurmë të thella në jetën e saj. Por mbi të gjitha, Shehrija vdiq pa e marrë statusin e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Nuk arriti asnjëherë ta gëzojë pensionin që rrjedh nga ky status dhe as të përfitojë mbështetjen që kishte kërkuar për vite me radhë. Ajo u nda nga jeta pa e dëgjuar plotësisht zërin e saj shoqëria dhe institucionet. Kjo ndodhi pavarësisht se ishte ndër gratë e para që gjeti forcën të fliste publikisht për përjetimet e saj dhe të dëshmonte para një gjykate, duke u përballur drejtpërdrejt me autorët e krimit.

Se Shehrija kishte kërkuar njohjen e statusit të të mbijetuarës së dhunës seksuale, e konfirmon edhe djali i saj, Haxhiu. Megjithatë, sipas tij, nëna e tij nuk kishte marrë asnjëherë një dokument zyrtar që do t’i bënte të qartë nëse kërkesa e saj ishte pranuar apo refuzuar. Kështu, ajo u nda nga jeta me këtë paqartësi, pa e ditur nëse shteti e kishte njohur zyrtarisht dhimbjen dhe sakrificën që kishte bartur për gati dy dekada.

“Ajo e ngrata o kanë 3-4 herë me babën, në Prishtinë, e ngrata, dilke në sabah e deri në aksham nuk vike, herë me tren e herë kështu i thojke najkujt, për rize të Zotit, e qojshin qeshtu naj kojshi. O kanë e ngrata shumë herë ka lypë atje, po, s’ja kanë dhanë.

Pyetje: Edhe nuk e ka gëzu pensionin a? Jo. Pyetje: Asnjëherë nuk ka marrë pension? Jo, asnjëherë nuk ka marrë ajo pension. Hiq…..

3 vjet e fundit kam hjekë me të dy, tu i qu të dy nëpër mjekë. Një ma nalshin, një s’ma nalshin, u dufke tjetrin me marrë me pru në shtëpi. Me ardhë me bicikletë, me nalë dikë, a po më qon bre deri te stacioni, prej stacionit në këmbë te spitali, me shku atje. Kaniher kisha me ju ble barna, nganjëherë nuk kisha me ju ble, më shumë nuk kisha sesa që kisha me ju ble barna….

Nëna ka nejtë 1 vjet e gjysmë, me shoqen e kemi kap si një fëmijë, se rëndë u pat rëndu, e kapshim e qojshim në banjo”, rrëfen me emocione djali i Shehrijes, Haxhi Balaj.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT