Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLufta kundër krimit të organizuar, Dogana e Kosovës vlerësohet në Bruksel

Lufta kundër krimit të organizuar, Dogana e Kosovës vlerësohet në Bruksel

Dogana e Kosovës ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga Organizata Botërore e Doganave (WCO) për kontributin ë saj aktiv në Operacionin TENTACLE 2024, një nismë ndërkombëtare e fokusuar në luftën kundër krimit transnacional, trafikimit të paligjshëm dhe financimit të terrorizmit.

Nëpërmjet një komunikate për media thuhet se në kuadër të këtij operacioni, Dogana e Kosovës ka luajtur një rol domethënës përmes veprimeve të koordinuara, shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të masave parandaluese, duke ndihmuar në identifikimin dhe ndalimin e rrjeteve kriminale.

Rezultatet e operacionit tregojnë përkushtimin e Kosovës në përpjekjet globale për siguri dhe sundim të ligjit.

“Ky vlerësim nga WCO konfirmon angazhimin e Doganës së Kosovës për forcimin e integritetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vijuar rolin e saj në rritjen e sigurisë kufitare dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kërcënimet kriminale, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis tregtar të ligjshëm dhe të sigurt”, thuhet ndër të tjera në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

The post Lufta kundër krimit të organizuar, Dogana e Kosovës vlerësohet në Bruksel appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT