Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeLuana Vjollca zbulon “sekretet” e Ferma Vip 2, çfarë do të ndodhë...

Luana Vjollca zbulon “sekretet” e Ferma Vip 2, çfarë do të ndodhë sonte?Sinjali

Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme.

Moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca, tha se ky show do të mbërthejë gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme para ekranit të Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring.

Luana bëri me dije se ky edicion do të ketë risi dhe supriza pafund, ndërsa zbuloi se partneri i saj brenda në fermë, ai që do të jetë kryeplaku i këtij edicioni është Albano Bogdo.

Pjesë nga biseda:

Tea Sadiku: Si e parashikon të gjithë këtë eksperiencë?

Luana Vjollca: Më keni gjetur pa përgatitur. Patjetër që emocion i ri, i kam qef sfidat e reja. Kam qef të hetoj gjërat vetë, mendoj se do të jetë fitim suksesi.

Tea Sadiku: Çfarë presim sonte?

Luana Vjollca: Ne e nisim sonte, duam njëherë që kjo mbrëmje magjike do të mbërthejë shqiptarët sonte, shqiptarët të harrojnë hallet e tyre, të festojmë dhe natën e dytë të Fiter Bajramit. Mendoj se do jetë një rrugë e gjatë e suksesshme, Fermerët e kanë në dorë që të kthejnë këtë program në sukses.

Tea Sadiku: Sa fermerë do të jenë pjesë, kush do ju shoqërojë?

Luana Vjollca: 16 konkurentë do të jenë pjesë e Fermës, emrat më në zë, por dhe më të spikatur. Jam e bindur që në fund të mbrëmjes, edhe publiku do të jetë i kënaqur me hyrjet, do të kemi muzikë, bashkim të shqiptarëve. Do të kemi një ekuacion matematikor që do të zgjidhet nga mesi i mbrëmjes.

Tea Sadiku: Po kryeplaku?

Luana Vjollca: Do të ketë një kryeplak. Po ua themi emrin, ai është Albano Bogdo.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT