Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizLookman i reagon trajnerit: Ma dhanë ta godisja penaltinë, nuk e mora...

Lookman i reagon trajnerit: Ma dhanë ta godisja penaltinë, nuk e mora vet

Ademola Lookman ka reaguar pas akuzave të trajnerit Gianpaolo Gasperinit se pse ai e mori përsipër penaltinë të cilën eventualisht e huqi mbrëmë.

Atalanta po humbte 2:5 në total ndaj Clube Brugget kur përfaqësuesi i Nigerisë dështoi nga pika e bardhë.

“Ndihem i pikëlluar që në një ditë si kjo më duhet ta shkruaj këtë deklaratë – sidomos për shkak të asaj që e kemi arritur bashkë si ekip dhe si qytet”, ka shkruar Lookman.

“Të veçohem në atë mënyrë jo vetëm që më lëndon, por më duket tejet mosrespektuese, sidomos për shkak të punës së zellshme dhe përkushtimit që e kam shfaqur në seiclën ditë që të ndihmoj t’i sjell sukses këtij klubi dhe fansave të jashtëzakonshëm të Bergamos”.

“Gjatë takimit, i përcaktuari për goditjen e penaltive më udhëzoi që ta merrja përsipër penaltinë; dhe për ta mbështetur ekipin, ka marrë përgjegjësinë për ta bërë një gjë të tillë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT