Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeLirim 50% nga TVSh për derivatet dhe heqje e përkohshme e akcizës,...

Lirim 50% nga TVSh për derivatet dhe heqje e përkohshme e akcizës, kërkesat e AAK-së ndaj Qeverisë

Grupi parlamentar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend pas rritjes së shpejt të çmimit të karburanteve.

Në këtë kërkesë sugjerohen katër masa urgjente që sipas tyre duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve, shkruan Klankosova.tv.

Nga AAK është kërkuar lirimi i menjëhershëm i së paku 50% nga TVSH për derivatet, heqja e përkohshme e akcizës për naftën derin në stabilizimin e tregut, krijimi urgjent i një taskforce të përbashkët me Odën Ekonomike, Shoqatën e Naftëtarëve dhe shoqatat e tjera relevante në bashkëpunim me MINT dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe marrja me qira e deponive ekzistuese në 5-6 pika kryesore dhe krijim i rezervave maksimale strategjike të naftës.

Vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike me anë të subvencioneve për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA./KlanKosova.tv

Tahiri i AAK-së bën kërkesë që Qeveria të vendosë masa urgjente për situatën ekonomike

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT