Lionel Messi është bërë pronar i klubit spanjoll Eldense, pasi ka blerë 100 për qind të aksioneve të skuadrës që garon në nivelin e dytë të futbollit spanjoll.
Marrëveshja për blerjen e klubit ende duhet të marrë miratimin përfundimtar nga autoritetet sportive në Spanjë.
Eldense është themeluar në vitin 1921 dhe aktualisht ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës së “Segunda Division”.
Për Messin, ky është investimi i dytë në një klub spanjoll brenda këtij viti.
Më herët, ylli argjentinas kishte marrë shumicën e aksioneve të Cornellas, klub që garon në kategoritë më të ulëta të futbollit spanjoll.
“Ardhja e Lionel Messit përfaqëson një hap të madh përpara për klubin tonë”, ka shpjeguar një zëdhënës i Eldenses.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


