Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Pas dy mungesave radhazi, Vali Corleone sillet me detyrim në...

LEX | Pas dy mungesave radhazi, Vali Corleone sillet me detyrim në gjykatë për rastin e narkotikëve

Princ Valentino Corleone, i njohur si Vali Corleone, është sjellë me detyrim në gjykatë, pasi kishte munguar në dy seanca radhazi në procesin ku akuzohet për narkotikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sjellja e tij është bërë në zbatim të urdhrit të gjyqtarit për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në seancë.

Procesi ndaj tij zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Aktakuza e ngritur më 29 qershor 2023 lidhet me një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur më 17 mars të atij viti, në një motel në Çagllavicë.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Corleone ndodhej në shoqërinë e dy vajzave kur kishte ftuar edhe një tjetër, së cilës dyshohet se i kishte dhënë kokainë për konsum. Gjatë kontrollit policor, atij pretendohet se i janë gjetur një dozë dhe një qese me kokainë, me peshë të përgjithshme prej 0,39 gramësh.

Prokuroria e ngarkon me veprën penale që përfshin blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, sipas nenit 267, paragrafi 1, të Kodit Penal.

Në seancën fillestare të 22 prillit 2025, Corleone ishte deklaruar i pafajshëm

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT