Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportLenë Osmani dhe Fatih Karabaxhak triumfues në Turneun Memorial “Adem Jashari”

Lenë Osmani dhe Fatih Karabaxhak triumfues në Turneun Memorial “Adem Jashari”

Të shtunën në Skenderaj u zhvillua Turneu Memorial “Adem Jashari”, një ngjarje e rëndësishme në kalendarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Para fillimit të garave, delegacioni i FPPK-së bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për të nderuar figurën e heroit të kombit.

Pas këtij akti solemn, kryetari i FPPK-së, Jeton Oruçi, mbajti një fjalë rasti dhe shpalli zyrtarisht të hapur turneun.

Ky turne u karakterizua nga një konkurrencë e fortë, ku pingpongistët treguan nivel të lartë të lojës. Befasi solli Aron Koni, i cili fitoi ndaj Kreshnik Mahmutit, dhe Rrahman Ademaj që mposhti Sina Kayhanin, transmeton Klankosova.tv

Finalja e meshkujve ishte shumë e fortë. Aron Koni nga Shqipëria avancoi me 2:0 në sete, por Fatih Karabaxhak nuk u dorëzua, duke kthyer lojën dhe fituar  me rezultat 3:2.

Edhe finalja e femrave ishte e baraspeshuar. Lenë Osmani avancoi me 2:0, ndërsa Leoresa Imeri barazoi në 2:2 dhe pati avantazh në setin e pestë.

Megjithatë, Lenë Osmani nuk u dorëzua dhe siguroi titullin e saj të tretë për këtë vit.

Renditja në kategorinë e femrave:

Lenë Osmani

Leoresa Imeri

Anisa Domaniku dhe Taibe Ruli

Renditja në kategorinë e meshkujve:

Fatih Karabaxhak

Aron Koni

Rrahman Ademaj dhe Kreshnik Mahmuti

The post Lenë Osmani dhe Fatih Karabaxhak triumfues në Turneun Memorial “Adem Jashari” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT