Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeNdërpritet trafiku ajror në Shqipëri pas një defekti teknik

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri pas një defekti teknik

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është ndërprerë përkohësisht për shkak të një problematike teknike të raportuar në sistemin e radarëve të Albcontrol.

Defekti ka ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, duke bërë që trafiku ajror të pezullohet për një periudhë të shkurtër, si masë paraprake për garantimin e sigurisë.

Gjatë ndërprerjes, avionët nuk janë lejuar të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa është ndaluar edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit, shkruan TCH, përcjell Sinjali.

Pezullimi do të vijojë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të sistemeve dhe garantimin e kushteve të nevojshme për rifillimin normal të trafikut ajror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT