Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeLDK, partia më e votuar në Junik – në zgjedhjet lokale do...

LDK, partia më e votuar në Junik – në zgjedhjet lokale do të fitojmë pa balotazhSinjali

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, njofton se LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut në zgjedhjet parlamentare 2025.

Ai falënderon të gjithë votuesit, derisa pohon se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të rikonfirmojnë fitoren e LDK-së më bindshëm dhe më fuqishëm se asnjëherë më parë, pa balotazh.

“Faleminderit të gjithë votuesve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, të cilët kanë konfirmuar besimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dallimi në mes të LDK dhe partisë së dytë në Junik është rreth 5%. Faleminderit po ashtu kryetarit të LDK z. Lumir Abdixhiku, kryesisë, forumit rinor dhe forumit të gruas, strukurave të tjera të partisë dhe të gjithë pëkrahësve të LDK”.

“Komuna është e qytetarëve. Transparenca dhe llogaridhënia për paranë publike nuk janë opsione por detyrime ligjore. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me intensitetin e lartë të punëve dhe projekteve me rëndësi për të zhvilluar më tutje Junikun dhe për të rritur mirëqenien e të gjithë junikasve pa dallim. Ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale do të konfirmojmë fitoren e LDK më bindshëm dhe më fuqishëm se asnjëherë më parë, pa balotazh”, shkruan ai.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT