Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po viziton Modenën, ku ndodhi incidenti tragjik kur një shofer maroken mori para këmbësorët dhe për këtë arsye udhëtimi i saj i planifikuar për në Qipro po shtyhet.
“Vizita e planifikuar për sot nga Kryeministrja e Italisë, znj. Giorgia Meloni, në Qipro shtyhet, për shkak të nevojës për kthimin e saj të menjëhershëm në Itali, pas incidentit shumë të rëndë që ndodhi në Modena, duke rezultuar në plagosjen e qytetarëve”, konfirmoi në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë së Qipros.
Meloni e dënoi sulmin dhe udhëtoi për në Modena. Autori i sulmit, i cili plagosi tetë persona – katër prej tyre rëndë – është një shtetas italian me origjinë marokene i lindur në Bergamo dhe me banim në Ravarino.
Testi i tij i alkoolit dhe drogës rezultoi negativ. Me një diplomë në ekonomi, por i papunë dhe pa precedentë penalë, ai ishte tashmë i njohur për shërbimet shëndetësore.
Në vitin 2022, ai po trajtohej në qendrat e shëndetit mendor sepse vuante nga probleme të sëmundjes skizoide.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


