Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e së dielës.
Në sheshin “Skenderbeu” në Kryeqytet, me mijëra qytetarë u mblodhën për t’i dhënë përkrahje bartëses së listës, kandidates për presidente, Vjosa Osmani, kreut të kësaj partie, kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku e listës prej 110 kandidatëve për deputetë.
Pamjet tregojnë për një tubim madhështor.


