Rusia ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar negociatat me Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e çështjes ukrainase, ka deklaruar ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, pas vizitës së tij zyrtare në Kinë.
Lavrov theksoi se Moska mirëpret këto bisedime dhe mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të arritura në samitin me Uashingtonin në Anchorage, duke shtuar se presidenti Vladimir Putin e ka riafirmuar vazhdimisht këtë qëndrim.
Sipas tij, Rusia i ka pranuar me mirëbesim propozimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara në Alaska, përfshirë njohjen de jure të “realiteteve në terren” në Ukrainë.
Diplomati rus e lidhi këtë me deklaratat e Vladimir Zelensky, i cili refuzon një njohje të tillë dhe i përshkruan territoret, përfshirë Krimenë dhe Donbasin, si të pushtuara përkohësisht.
Lavrov theksoi se këto qëndrime dallojnë nga ajo që ishte diskutuar në Anchorage.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


