Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLagjja “Dardania” në Gjakovë pa ndriçim, ankohen banorët (VIDEO)

Lagjja “Dardania” në Gjakovë pa ndriçim, ankohen banorët (VIDEO)

Banorët e lagjes “Dardania” në Gjakovë po përballen me mungesë të ndriçimit, duke shprehur shqetësim për vështirësitë në lëvizje gjatë natës.

Sipas tyre, situata është krijuar pasi janë larguar shtyllat e ndriçimit.

Në emisionin “Fol me Arin” një banore tha se kjo gjendje po vazhdon tash e rreth dy muaj, duke e lënë lagjen në errësirë të plotë.

“Janë hequr shtyllat, që dy muaj nuk kemi ndriçim, është aq terr në lagje sa nuk sheh me dalë natën”, tha ajo.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT