Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeKy është i ndjeri Bejtullah Isufi, dyshohet se u përfshi nga flakët...

Ky është i ndjeri Bejtullah Isufi, dyshohet se u përfshi nga flakët pasi ndezi mbeturinat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatrin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup.

Dyshohet se viktima kishte ndezur një grumbull mbeturinash, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja.

Familjarët e tij akoma nuk kanë bërë të ditur se kur është varrimi i të ndjerit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT