Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDy republikanë kërkojnë nga administrata Trump që të vazhdojnë sanksionet ndaj Industrisë...

Dy republikanë kërkojnë nga administrata Trump që të vazhdojnë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë

Dy kongresistë republikanë në SHBA i kanë kërkuar administratës së presidentit Donald Trump që të mos ia zgjasë lejen kompanisë serbe të naftës NIS për të vazhduar punën pavarësisht sanksioneve amerikane.

Joe Wilson dhe Keith Self i kanë dërguar një letër sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, ku kërkojnë që të mos vazhdohet lehtësimi nga sanksionet për NIS-in.

NIS është nën sanksione amerikane për shkak të lidhjeve të saj me kompanitë ruse. Rreth 56 për qind e aksioneve të kompanisë janë në pronësi ruse, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kontrollohet nga Gazprom Neft.

Leja aktuale që i mundëson NIS-it të vazhdojë aktivitetin skadon më 30 shtator. Kompania serbe ka kërkuar nga autoritetet amerikane një leje të re.

Kongresistët amerikanë thonë se lejet e përkohshme po e zgjasin procesin e largimit të pronësisë ruse nga NIS-i.

Kompania hungareze MOL ka shprehur interes për blerjen e aksioneve ruse në NIS. Në janar, MOL njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Gazprom Neft për blerjen e aksioneve, por marrëveshja ende nuk është përfunduar.

Wilson dhe Self kanë kërkuar që SHBA-ja të mos vazhdojë t’i japë NIS-it leje të përkohshme për operim, duke përmendur edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë.

NIS është një kompani e rëndësishme për furnizimin me karburant në Serbi, pasi mbulon një pjesë të madhe të nevojave energjetike të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT