Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeKuvendi “zgjohet” pas një muaji pushim – sot provohet edhe njëherë konstituimi,...

Kuvendi “zgjohet” pas një muaji pushim – sot provohet edhe njëherë konstituimi, PDK e LDK marrin pjesë, Aleanca bojkoton

Kuvendi i Kosovës pritet të rifillojë sot procesin e konstituimit, pas më shumë se një muaji bllokadë. Seanca është caktuar për në orën 11:00.

PDK dhe LDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të marrin pjesë, ndërsa Aleanca e Ardian Gjinit ka bërë të ditur se do ta bojkotojë seancën.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është e rëndësishme që Kuvendi të konstituohet para 16 shtatorit, ndërsa ka njoftuar se PDK do ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare.

Edhe LDK-ja ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në përfundimin e procesit.

Në anën tjetër, Ardian Gjini ka deklaruar se deputetët e Aleancës nuk do të marrin pjesë, duke akuzuar LVV-në për shkelje të Kushtetutës.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar që nga fillimi i gushtit, pasi Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët. Pas disa kërkesave të partive opozitare, vazhdimi i seancës është thirrur për sot.

Ndërkohë, marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president nuk është mbështetur nga gjashtë deputetë të LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT