Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeKushtet atmosferike rrezikojnë rendimentet e fermerëve kosovarë (VIDEO)

Kushtet atmosferike rrezikojnë rendimentet e fermerëve kosovarë (VIDEO)

Fermeri Mehdi Bresilla, në emisionin “Ora Shtatë” ka deklaruar se moti ka qenë i favorshëm për perimet në vendin tonë.

Megjithatë,ai shtoi se kulturat e pemëve pothuajse janë shkatërruar të gjitha si pasojë e ngritjes së vonshme të temperaturave, transmeton Klankosova.tv.

“Për kulturat pemtare ka qenë një periudhë goxha e vështirë, sepse ngritjet e vonshme [të temperaturave] gati e kanë shkatërruar tërë produktin. Pak kanë shpëtuar pemët bërthamore, ndërsa pemët farore gati janë shkatërruar plotësisht”, u shpreh eksperti i bujqësisë në Klan Kosova.

Pema që është prekur më së shumti si pasojë e kushteve atmosferike sipas Bresillës, është kumbulla.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT