Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, shtoi se evitimi i zgjedhjeve bëhet kur të votohet Bekim Sejdiu.

I pyetur nëse do të ketë bisedime të reja me kryetarin e LDK-së, Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se nga kjo marrëveshje politike ka dalë edhe një emër konkret për kandidat, duke iu referuar profesorit Bekim Sejdiu.

“E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.

Ndërkaq Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT