Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti ia përmend Ruttes mediat ruse në Serbi që ndikuan në zgjedhjet...

Kurti ia përmend Ruttes mediat ruse në Serbi që ndikuan në zgjedhjet në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për kontributin e çmueshëm të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Këto komente, Kurti citohet t’i ketë thënë gjatë takimit të tij me Rutten në ndërtesën e Qeverisë të zhvilluar të martën (11 mars).

Siç njofton Kryeministria, Kurti ka theksuar se “aspirata e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO reflekton përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë dhe vullnetit për të kontribuar në fuqizimin të mëtejshëm të Aleancës”.

Gjithashtu, thuhet se Kurti e ka falënderuar Rutten për bashkëpunimin e ngushtë mes misionit të NATO-s, KFOR-it, dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpërmjet misionit këshillëdhënës NALT.

Po ashtu, në takim thuhet se Kurti ka folur edhe për organizimin e zgjedhjeve parlamentare “të lira dhe demokratike, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve jo-shumicë”.

Megjithatë, kryeministri thuhet të ketë ngritur shqetësimin “për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Serbisë, me mbështetjen e Rusisë, ndaj komunitetit serb përmes presionit, shantazhit dhe dezinformimit”.

Ai theksoi se “raportet e misionit të vëzhguesve të BE-së kanë evidentuar përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si ‘RT Balkans’ dhe ‘Sputnik Srbija’, të cilat kanë shpërndarë mbi 60 artikuj që synonin manipulimin e komunitetit serb në Kosovë”.

Ndërkaq, kryeministri ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe thuhet ta ketë theksuar gatishmërinë e Kosovës për të qenë përherë aleate në mbrojtje të vlerave demokratike. /Klankosova.tv

The post Kurti ia përmend Ruttes mediat ruse në Serbi që ndikuan në zgjedhjet në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT