Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeziu: VV duhet të jetë e sinqertë dhe të bashkëpunojë me partitë...

Kryeziu: VV duhet të jetë e sinqertë dhe të bashkëpunojë me partitë shqiptare (VIDEO)

Eksperti i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar nevojën për bashkëpunim ndërmjet partive politike në Kosovë, duke vlerësuar se vetëm përmes koordinimit mund të arrihet formimi i institucioneve të vendit.

Në “Info Magazinë” në Klan Kosova, Kryeziu tha se përgjegjësia kryesore bie mbi subjektet më të mëdha politike, veçanërisht mbi Lëvizjen Vetëvendosje si partia më e madhe në vend.

Sipas tij, Vetëvendosje duhet të tregojë gatishmëri dhe sinqeritet në bashkëpunimin me partitë e tjera parlamentare, jo vetëm me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, por edhe me partitë shqiptare, në mënyrë që të krijohen kushtet për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

Partitë politike, subjektet duhet me qenë vigjilentë, sidomos partitë e mëdha. Respektivisht, Vetëvendosja duhet të jetë shumë e sinqertë të bashkëpunojë me partitë politike, jo vetëm me minoritetet, por edhe me partitë shqiptare”, deklaroi Kryeziu.

Ai theksoi se situata politike kërkon qasje konstruktive nga të gjitha partitë parlamentare, duke shtuar se interesat shtetërore duhet të vendosen para kalkulimeve politike dhe partiake.

Kryeziu foli edhe për përgjegjësinë që kanë deputetët pas marrjes së mandatit nga qytetarët. Sipas tij, mandati i deputetit nuk është vetëm privilegj, por edhe obligim kushtetues për të kontribuar në krijimin dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Deputetët që e marrin mandatin nga qytetarët kanë përgjegjësi dhe detyrë kushtetuese që të angazhohen për ndërtimin e institucioneve. Ata duhet të veprojnë në funksion të stabilitetit institucional dhe të përmbushin obligimet që dalin nga mandati i fituar”, u shpreh ai.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT