Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shprehur ngushëllime për 22-vjeçarin, Drilon Muniqi që humbi jetën në një aksident trafiku në zonën e kësaj komune.
Përmes telegramit të ngushëllimit, Idrizi thotë se humbja e papritur e të riut i pikëlloi të gjithë, transmeton Klankosova.tv.
“Na pikëlloi të gjithëve lajmi për ndarjen nga jeta e të riut vushtrrias, Drilon Meniqi. Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Meniqi, miqve dhe gjithë të afërmve të tij, duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e parakohshme të Drilonit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar ai.
I riu u varros sot në kohën e namazit të drekës.


