Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeDha alarm të rremë për terrorizëm në një shkollë, arrestohet 47-vjeçari në...

Dha alarm të rremë për terrorizëm në një shkollë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Një 47-vjeçar me inicialet M.J. është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka dhënë alarm të rremë për terrorizëm dhe lëndë të rrezikshme në një shkollë nëntëvjeçare.

Sipas Policisë, ai telefonoi rreth orës 06:30 dhe pretendoi se në institucionin arsimor kishte terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë.

Pas njoftimit, në shkollë dolën shërbimet policore, Njësia Antieksploziv dhe Njësia Antiterror. Kontrollet nuk zbuluan asnjë lëndë të rrezikshme, duke konfirmuar se alarmi ishte i rremë.

Policia bëri të ditur se i dyshuari dyshohet se të njëjtin informacion e kishte publikuar edhe në rrjetet sociale.

47-vjeçari u arrestua për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT