Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, nuk ka garantuar se Viti i Ri do të kalojë me rrymë.
Në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, ai tha se nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, mirëpo tha se kanë bërë apel te qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike në këtë periudhë, raporton Klankosova.tv.
“Nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, por kemi bërë apel dhe lutje te qytetarët që të bëhet një racionalizim sa më i madh i energjisë elektrike, të paktën këtë periudhë dhe ditët e para të janarit kur konsumi historikisht është më i lartë. Këtë vit është më i lartë se vitet tjera”, deklaroi Zeqiri. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


