Art Motion sjell sot një program të pasur sportiv, duke nisur nga basketbolli amerikan e deri te përballjet e zjarrta të Champions League.
Dita fillon herët për adhuruesit e NBA-së, me një ndeshje emocionuese mes Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder që zhvillohet në orën 02:00 dhe transmetohet në kanalin Sport 1, me komentim nga Arbon Flugaj.
Në mbrëmje, fokusi zhvendoset te Champions League, ku tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin disa përballje spektakolare, njofton Klankosova.tv.
Programi nis në orën 18:45 me ndeshjen mes Club Brugge dhe Aston Villa, e cila do të transmetohet në kanalin Sport 1.
Në orën 21:00, tre përballje të mëdha do të zhvillohen njëkohësisht.
Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen në një derbi të zjarrtë poashtu në S1, kjo super përballje transmetohet ekskluzivisht përmes platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim nga Arlind Sadiku.
Në të njëjtën kohë, Borussia Dortmund pret skuadrën franceze Lille me mungesën e Edon Zhegrovës, në kanalin Sport 2, me komentim nga Naim Selmani.
Ndërkohë, PSV dhe Arsenal do të ndeshen në kanalin Sport 3.
Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe futboll spektakolar, mos e humbisni vetëm në Art Motion!
The post Kryendeshjet spektakolare sonte veç në Art Motion, spikat derbi i Madridit appeared first on Klan Kosova.


