Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Vizita e nivelit të lartë vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe pritet të kulmojë me nënshkrimin e një “Marrëveshjeje për Partneritet Strategjik” mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Takimi mes dy liderëve do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për media në orën 12:40. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Starmer do të vizitojë gjithashtu Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes – dy pika kyçe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Marrëveshja që pritet të nënshkruhet sot konsiderohet si një hap i mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, duke ndjekur rrugën e trasuar nga takimi Sunak–Rama në 10 Downing Street në mars të vitit 2023.
Katër kolonat e kësaj marrëveshje të re janë:
1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


