Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeKRU Prishtina jep përgjigje për telashet e qytetarëve me mungesën e ujit...

KRU Prishtina jep përgjigje për telashet e qytetarëve me mungesën e ujit (VIDEO) 

Telashet me mungesën e ujit në Prishtinë po vazhdojnë, duke shkaktuar shqetësime te qytetarët.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, ka sqaruar situatën, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, duke theksuar se furnizimi me ujë në të gjitha zonat e shërbimit është stabil dhe kompania po punon me kapacitet maksimal.

Megjithatë, ka pasur ankesa nga banorët e rrugës “C”, të cilët raportojnë se uji nuk po arrin në katet e larta.

“Kompania jonë ka për obligim ligjor dhe rregullator të sigurojë ujë deri në hyrje të shtëpive ose ndërtesave me një presion minimal prej 1.5 bar, por ne po e dërgojmë me 3 bar. Problemi qëndron te ndërtesat e reja kolektive, ku investitorët nuk kanë vendosur pompa për ta shtyrë ujin në pikat e larta dhe nuk kanë ndërtuar rezervuarë”,  ka shpjeguar Mjeku, transmeton Klankosova.tv.

Intervisten e plotë, e gjeni në videon e mëposhtme:

The post KRU Prishtina jep përgjigje për telashet e qytetarëve me mungesën e ujit (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT