Tuesday, July 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKroacia synon rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë në misionin e...

Kroacia synon rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, ka bërë të ditur se Kroacia po shqyrton mundësinë e rritjes së numrit të pjesëtarëve të saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Planifikojmë ta rrisim numrin e ushtarëve kroatë deri në 200, aq sa na lejon vendimi i Parlamentit të Kroacisë”, ka deklaruar Anusiç, raportoi Radio Televizioni i Kroacisë (HRT).

Gjatë një konference për media në Ankara, në kuadër të Samitit të NATO-s, ministri kroat tha se brenda Aleancës po shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të trupave në KFOR.

Megjithatë, ai theksoi se Kroacia vlerëson se stabiliteti i Evropës Juglindore mbetet një çështje kyçe e sigurisë.

“Gjithmonë e theksoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të mbetet fuqishëm e pranishme në këtë rajon”, deklaroi ai.

NATO-ja gjatë muajit qershor bëri të ditur se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë reduktim të pranisë së saj në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë në vitin 1999, pas përfundimit të luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT