Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeKroacia alarmon NATO-n për armatosjen e Serbisë: Kërcënim potencial

Kroacia alarmon NATO-n për armatosjen e Serbisë: Kërcënim potencial

Kroacia ka ngritur shqetësime te NATO-ja dhe aleatët e saj lidhur me armatosjen e Serbisë, duke kërkuar që zhvillimet në rajon të përcillen me vëmendje.

Këshilltarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se Kroacia nuk dëshiron tensione dhe se nuk ka frikë, por synon të jetë e përgjegjshme për sigurinë e qytetarëve të saj.

“Kroacia deklaron se nuk ka kurrfarë pretendimi për ndonjë armatosje apo për ndonjë tension që mund të jetë në regjion, por më shumë e ka si pjesë të përgjegjësisë për sigurinë e qytetarëve që jetojnë në Kroaci”, deklaroi Lekaj-Përlaskaj në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ajo theksoi se Kroacia e sheh si detyrim të punojë për mbrojtjen e vendit nga “kërcënime potenciale”.

Deklaratat vijnë në kohën kur armatosja e Serbisë dhe rritja e kapaciteteve të saj ushtarake kanë shkaktuar shqetësime në disa vende të rajonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT